Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë njofton të gjithë qytetarët dhe pacientët se të gjitha ekzaminimet diagnostike, përfshirë Tomografinë Kompjuterike (CT), Rentgenin, Eho-t (ultratingujt) dhe analizat laboratorike, për të gjithë pacientët e diagnostikuar me kancer do të ofrohen PA PRITJE.
Përkushtimi ynë është që kësaj kategorie pacientësh t’u sigurojmë diagnostikim të shpejtë, të saktë dhe pa vonesa, si një hap kyç në mbështetje të trajtimit të tyre.
Gjithashtu, ju njoftojmë se shërbimet për pacientët me kancer përfshijnë edhe Shërbimet Kirurgjike dhe Shërbimet Internistike në të gjitha profilet mjekësore që ofron spitali.
Pacientët me kancer duhet të kenë fletë-dëshmi përmes së cilës vërtetohet kjo diagnozë, në mënyrë që shërbimin mjekësor ta marrin pa pritje.













