Sht, Nën 9, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet shëndetësore nga limoni

Limonët, janë të pasura me Vitaminë C dhe me fibra,
Janë disa përfitime shëndetësore që ju mund t’i keni nëse konsumoni limon, e ato janë:

Përmirëson shëndetin e zemrës
Limonët, janë burim shumë i mirë i Vitaminës C. Një limon përmban 31 mg të kësaj vitamine. Hulumtimet tregojnë që nëse konsumohet limon së paku njëherë në ditë, ulet rreziku për sëmundjet e zemrës.
Sidoqoftë, jo vetëm Vitamina C, është e dobishme për zemër. Fibrat që përmbajnë limonët, mund të ulin gjithashtu rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Ndihmon që të keni peshë normale
Limonët janë të dobishme për të humbur peshë e për këtë gjë ekzistojnë disa teori. Një thotë që fibra e tretshme e pektinës në limon, ndihmon që të ndiheni të ngopur.
Parandalon formimin e gurëve në veshka
Acidi që ka limoni, ndihmon në parandalimin e formimit të gurëve në veshka duke bërë kështu që të urinoni më shpesh./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë