Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Bradash të Podujevës.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Ende nuk është bërë e ditur se sa persona kanë mbetur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca.