Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
KUJDES! ULËSET E MAKINAVE PO SHKAKTOJNË VDEKJEN E FOSHNJAVE

Prindërit po paralajmërohen që të mos lejojnë që foshnjat e tyre të flenë në karrige të makinave për shkak të rrezikut të mbytjes së tyre.

Hulumtuesit kanë bërë paralajmërimin pas shqyrtimit të rreth 12,000 vdekjeve të foshnjave të lidhura me gjumin gjatë një dekade.

Rreth 220 foshnje vdiqën ndërsa ishin në karrige të makinave – por vetëm 0.2 për qind e vdekjeve ndodhën gjatë udhëtimit në një automjet.

Më shumë se gjysma e vdekjeve të foshnjave ndodhën kur karrigia ishte duke u përdorur në shtëpinë e fëmijës.

Shkaku më i zakonshëm i vdekjeve në karriget e makinave është asfiksia pozitive, paralajmëroi ekipi në Spitalin e Fëmijëve të Universitetit të Virxhinias.

Kjo ndodh kur pozita e një personi pengon atë të marrë frymë duke bllokuar gojën dhe hundën.

Kur përdorni një karrige makine, sigurohuni që ajo të ndodhet një kënd ku foshnja mund të marrë frymë.

Por kur karrigia e makinës është në një sipërfaqe të sheshtë, koka e një fëmije mund të ngrihet përpara sepse ato kanë muskujt më të dobët të qafës, duke i prerë rrugët e frymëmarrjes.

Nëse fëmija nuk rivendoset shpejt pas lëkundjes, një mungesë e oksigjenit mund të rezultojë në vdekje ose dëmtim të trurit, paralajmërojnë ekspertët.

Duke shkruar në revistën Pediatrics, studiuesi kryesor Rachel Moon tha se “karriget e makinave janë të rëndësishme kur udhëtoni me një fëmijë”.

Por ajo shtoi: “Është mirë që mos t’i vini foshnjet në gjumë në karriget e makinës kur jeni në shtëpi. Vendi më i sigurt për të fjetur është në një sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë. ‘

Rreth tre përqind e pothuajse 12,000 vdekjeve të foshnjeve në mes të viteve 2004 dhe 2014 në SHBA ndodhën në këto paisje.

Karriget e makinave ishin vendi i 219 vdekjeve, pajisjet e ngjashme përbënin 122 vdekje. Shtatë foshnje vdiqën në karroca.

Studiuesit vunë në dukje se disa prindër mund të mos jenë në gjendje të përballojnë një krevat për foshnje dhe të tjerët përdorin ulëset për të mbajtur fëmijën gjatë kryerjes së detyrave të tjera.

“Në udhëtimet më të gjata këshillojmë që prindërit të pushojnë gjatë rrugës, në mënyrë që fëmija të largohet nga karrigia e makinës”.

“Nëse është e mundur, një i rritur duhet të ulet në pjesën e prapme të veturës me fëmijën ose të përdorë një pasqyrë për të mbajtur një sy në të”.

“Nëse një fëmijë ndryshon pozicionin e tij dhe ulet përpara, atëherë prindërit duhet të ndalojnë menjëherë dhe ta marrin fëmijën nga ulësja e makinës”./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë