Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Fëmijë të sëmurë, kur nuk duhet t’i dërgoni në çerdhe dhe shkollë

Kur fëmijët na sëmuren, sigurisht që shqetësohemi dhe drejtohemi tek mjekët por është edhe një tjetër gjë me të cilën preokupohemi.

Ti dërgojmë apo jo në çerdhe ose shkollë!?

Claire Mçarthy nga Harvard Health Publishing, ka bërë një hulumtim disa vjeçar dhe ka dalë me rezultate se në cilat kushte duhet fëmijët të mos I dërgojmë në çerdhe dhe shkollë.

Sipas saj, një prind duhet të ndërpresë frekuentimin e institucionit arsimor, në rast se fëmija ka simptomat e mëposhtme:

1. Ethe. Temperaturë prej 38 ° Celsius, shkakton ethe te fëmija dhe ai nuk duhet të shkojë në shkollë, në këtë gjendje.

Ethet janë shenjë e një infeksioni dhe pavarësisht marrjes së ilaçeve, kjo nuk do të thotë se infeksioni do të zhduket menjëherë.

Shumica e shkollave thonë se një fëmijë duhet të jetë pa ethe për 24 orë para se të kthehet në shkollë, por unë mendoj se edhe 20 orë mjaftojnë.

Nëse në orët e drekës, temperaturat janë zhdukur, mendoj që fëmija mund të shkojë në shkollë ditën tjetër.

2. Vjellje ose diarre. Pavarësisht se mund të jetë praktike për ju, nuk është mirë për fëmijën dhe shkollën ose kujdestaren e fëmijëve, që të dërgoni një fëmijë me vjellje ose diarre.

I njëjti rregull, 20-24 orë duhet ë zbatohet edhe në këtë rast, edhe pse do të ishte më mirë që të konsultoheni paraprakisht me mjekun.

Disa viruse, mund të jenë ngjitëse, prandaj prindi duhet të tregohet i ndërgjegjshëm e të mos lejojë shpërthimin e ndonjë virusi në institucionin që frekuenton fëmija.

3. Kollitje që nuk ndalet. Nëse do t’i mbanim fëmijë në shtëpi gjatë muajve të dimrit, do të kishte shumë klasa të zbrazëta.

Por, një kollë e keqe e bën të vështirë për një fëmijë të mësojë ose të luajë. Prandaj, do të ishte e rekomandueshme që të thirret mjeku e të ndiqen instruksionet e tij.

Kur është fjala për shëndetin e fëmijës suaj dhe shëndetin e të gjithë fëmijëve të tjerë në kopsht ose shkollë, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm e të bëni zgjedhjen e duhur.

Tags: , ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë