Pas një dekade pune dhe përkushtimi në fushën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë, Dr. Agron Mahmuti ka njoftuar se do ta vazhdojë aktivitetin e tij profesional në ambientet e reja të AM Ortho Center, me seli në Prizren.
Përmes një njoftimi publik, Dr. Mahmuti ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë pacientët që i kanë besuar kujdesin e tyre shëndetësor gjatë 10 viteve të fundit, duke theksuar se besimi i tyre ka qenë motivimi kryesor në rrugëtimin e tij profesional.
Ai ka falënderuar gjithashtu z. Sahit Rakaj dhe stafin e Poliklinikës Bio-Ing, ku ka ushtruar veprimtarinë e tij gjatë dekadës së fundit, për bashkëpunimin, korrektësinë dhe mbështetjen profesionale të ofruar ndër vite.
Sipas Dr. Mahmutit, AM Ortho Center shënon fillimin e një kapitulli të ri, me synimin për të ofruar shërbime edhe më cilësore dhe më të avancuara në fushën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke ruajtur të njëjtin përkushtim ndaj pacientëve dhe standardeve të larta profesionale.
“Ju mirëpresim në ambientet tona të reja”, ka përfunduar ai në mesazhin e tij drejtuar pacientëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve.
AM Ortho Center do të operojë në Prizren, me moton: “Movement is Life”.













