Pre, Tet 23, 2026
Banner Top
Banner Top
Ka ndërruar jetë në moshë të re infermierja, Dafina Hakaj

Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë në moshë të re infermierja në Deçan Dafina Hakaj.

OMK kanë shprehur po ashtu ngushëllime familjes dhe kolegëve.

“Lajmi për vdekjen e parakohshme të koleges tonë Dafina Hakaj, na ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë”, thuhet në këtë njoftim.

Njoftimi i plotë:

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve me rastin e vdekjes të  Infermieres së QKMF në Deçan, znj.Dafina Hakaj.

Lajmi për vdekjen e parakohshme të koleges tonë Dafina Hakaj, na ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë.

Andaj, do ta kujtojmë si një punëtore tê përkushtuar në punë dhe një humaniste me vyrtyte të larta njerëzore që gjithmonë ishte e gatshme që gjithë pacientëve t’ju ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.

Youtube

Arkiva

Kategoritë