Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Prishtina përsëri e para me më së shumti raste me Covid-19

Nga 145 raste të reja në tërë Kosovën, 45 vijnë nga komuna e Prishtinës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në raport.

Poashtu në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924 dhe kanë vdekur 9 pacientë, e numri total i viktimave ka arritur në 390.

Youtube

Arkiva

Kategoritë