Mër, Kor 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa duhet të zgjasë një konsultë me mjekun?

Mjekët po bëjnë thirrje që konsultimet mes tyre dhe pacientëve të bëhen të paktën 15 minuta, sepse pacientët e tyre janë shumë të sëmurë.

Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm (RCGP) tha se standardi i tanishëm i 10 minutave për pacient është “jo i përshtatshëm”.

Pacientët kalojnë mesatarisht 9.2 minuta me mjekun e tyre, kohë kjo e cila nuk është e mjaftueshme sa duhet për konsulta.

Në të njëjtën kohë, numri i pacientëve që kanë më shumë se një sëmundje është rritur me tetë për qind në vit që nga viti 2003.

“Është shumë e qartë se takimi standard 10-minutësh është i papërshtatshëm për konsultim”, tha profesorja Helen Stokes-Lampard, kryetare e RCGP.

“Është gjithnjë e më e rrallë që një pacient të paraqitet vetëm me një problem shëndetësor dhe nuk mund të merremi me këtë në mënyrë adekuate për 10 minuta.

“Mjeku i përgjithshëm dëshiron të ofrojë kujdes të vërtetë holistik për pacientët, duke marrë parasysh të gjithë faktorët fizikë, psikologjikë dhe socialë që potencialisht ndikojnë në shëndetin e tyre.

“Por kjo varet nga ne që kemi më shumë kohë për të shpenzuar me pacientët, burimet dhe njerëzit për të na lejuar ta bëjmë këtë.”

Mjekët e GP kanë qenë të shqetësuar për rritjen e ngarkesave të punës për vite me radhë, pasi mosha mesatare e Mbretërisë së Bashkuar po rritet dhe numrat e mjekëve nuk përputhen me kërkesën.

Vlerësimet tregojnë se numri i personave me sëmundje kronike afatgjatë u rrit me katër për qind në vit në mes të viteve 2003 dhe 2016 në mbarë botën.

Për të komunikuar me pacientët, do të përdoret inteligjenca artificiale për të përmirësuar proceset shëndetësore të tyre si dhe për të identifikuar pacientët me rrezik të lartë.

Për të arritur të gjitha qëllimet e saj, RCGP tha se të paktën 11 përqind e buxhetit të NHS duhet të shpenzohen në praktikën e përgjithshme – shifra është aktualisht rreth 9.2 përqind.

Organizata shtoi se duhet të punojnë më shumë mjekë dhe mjekët ekzistues të dekurajohen nga braktisja e tyre, dhe trajnimi i specialiteteve të GP duhet të bëhet më i gjatë./Familja Jonë

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë