Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
OKB: Dieta me bazë bimore mund ta luftojë ngrohjen globale

Ushqimi i shëndetshëm, është pjesë e ekuacionit për jetesë më të gjatë dhe të shëndetshme. Por nga kjo lloj e ushqyerjes, nuk përfiton vetëm individi por sipas ekspertëve edhe gjithë globi.

Sipas OKB-së, dieta me bazë bimore mund të ndihmojë në luftimin e ndyshimeve klimatike

Një raport i kryer nga kjo organizatë për ndryshimet e klimës, ka bërë të ditur se konsumi i lartë i mishit dhe produkteve të qumështit nga Perëndimi, po nxit ngrohjen globale. Ata thanë që përdorimi i tokës do ishte më minimal, nëse njerëzit nuk do të konsumonin më mish.

Ky dokument i përgatitur nga 107 shkencëtarë , thotë që nëse toka do përdorej më racionalisht, atëherë do të ruaj më shumë karbon të emetuar nga njerëzit.

“Ne nuk jemi duke i thënë njerëzve të mos konsumojnë mish. E dimë që në disa vende njerëzit nuk kanë tjetër zgjedhje. Por është e qartë që Perëndimorët janë duke konsumuar shumë mish”, është shprehur shkencëtari Pete Smith.

Sipas tyre, planet që kanë disa qeveri për të rritur pemë dhe më pas për t’i djegur ato për të gjeneruar energji elektrike, do të jenë në konkurrencë me prodhimtarinë e ushqimit – përvec nëse përdoren në mënyrë racionale.

Ndryshimet klimatike, parqesin një kërcënim për sigurinë e furnzimit me ushqim. Rritja e temperaturave, rritja e shiut dhe ekstreme të tjera të motit, do të kenë një ndikim në të lashtat dhe bagëtitë.

Por prodhimi i ushqimit gjithashtu kontribuon në ngrohjen globale. Bujqësia së bashku me pylltarinë – përbëjnë rreth një të katërtën e emetimeve të gazrave serë. Rritja e bagëtive kontribuon në ngrohjen globale përmes gazit metan që prodhojnë kafshët, por edhe përmes shpyllëzimit për të zgjeruar kullotat. /Familja Jone

Tags: , ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë