Rritja e vazhdueshme e numrit të pacientëve me sëmundje renale të fazës fundore kërkon zbulimin e hershëm të sëmundjes kronike të veshkave (CKD).
Në shumicën e sëmundjeve të veshkave, sulmohen njësitë e filtrimit të veshkave (nefronet) dhe dëmtojnë aftësinë e tyre për të eliminuar mbeturinat dhe lëngjet e tepërta të trupit.
Disa forma të kësaj sëmundjeje mund të trashëgohen, ndërsa të tjerat janë të fituara. Megjithatë, nëse këto dëmtime të veshkave zbulohen në stadet më të hershme, mund të parandalohet edhe kalimi i tyre në stadet kronike, çka mund të çojë deri në humbje të plotë të funksionit të veshkës.
Sëmundja kronike e veshkave mund të zbulohet perms tre teste të thjeshta:
Kontrolli i tensionit të gjakut
Gjetja e albuminës në urine
Matja e kreatininës në serum.
Personat që rrezikohen nga kjo sëmundje janë:
Personat mbi 50 vjeç
Pacientët që vuajnë me tension të lartë të gjakut
Duhanpirësit
Njerëzit me sëmundje kardiovaskulare
Pacientët që vuajnë nga diabeti
Njerëzit me një histori familjare të sëmundjeve të veshkave
Njerëzit me mbipeshë.
Fillimi i kësaj sëmundjeje shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa simptoma të dukshme./Familja Jonë