Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
16 operime u kryen dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

16 operime janë kryer gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në këtë institucion shëndetësor janë realizuar edhe një sërë shërbimesh të tjera për pacientët.

Sipas të dhënave, janë kryer 493 vizita specialistike, ndërsa 39 pacientë janë shtruar për trajtim.

Aktualisht, në spital janë të hospitalizuar 167 pacientë.

Po ashtu, janë regjistruar 2 lindje.

Në laboratorë janë kryer gjithsej 3,556 analiza për 251 pacientë.Shërbimet tjera përfshijnë 35 dializa, 169 incizime me rëntgen, 53 ekzaminime me ultrazë dhe 20 MRI.

Gjithashtu, sipas të dhënave të publikuara nga ky spital, janë realizuar 5 kolonoskopi dhe 51 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë