Gjatë diskutimit të temës për kujdesin ndaj të porsalindurve, pediatrja dhe neonatologia Rita Demiri, e ftuar në emisionin “Familja Jonë”, është pyetur nëse prindërit duhet t’i lajnë foshnjat çdo ditë.
Në lidhje me këtë, Demiri ka shpjeguar se kjo gjë nuk është e nevojshme, megjithëse nuk është e dëmshme.
“Dëm nuk i bën, mirëpo nuk është shumë e nevojshme që të lahet (foshnja) çdo ditë. Çdo 2–3 ditë mund të lahet”, ka theksuar ajo.
Demiri gjithashtu ka treguar arsyen pse prindërit vërejnë se disa foshnja flenë më shpejt pasi lahen.
Në videon më poshtë gjeni shpjegimin e Demirit lidhur me këtë, ku ajo flet edhe për kujdesin që duhet treguar ndaj kërthizës së foshnjës, si dhe për shenjat që nuk duhet të anashkalohen dhe kërkojnë konsultim me mjekun.
Ndërsa më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë me pediatren dhe neonatologen Rita Demiri.













