Nganjëherë gjatë udhëtimit me veturë ndodh që të lodhemi aq shumë saqë fillojmë të ndihemi të përgjumur. E padyshim që kjo paraqet rrezik për të gjithë ata që gjenden Brenda në veturë.
Çfarë duhet të bëjmë kur ndodh kjo?
Disa nga taktikat më të zakonshme tek të cilat njerëzit mbështeten për të qëndruar zgjuar duke vozitur, përfshijnë:
Bisedën në telefon
Dëgjimin e radios
Ngrënien e ushqimeve të ëmbla
Hapjen e mbylljen e dritareve dhe
Madje edhe goditjen e vetvetës.
Por nëse jeni i përgjumur, asnjë nga këto teknika nuk do t’ju bëjë më vigjilent. Më shumë se një shekull hulumtimi i privimit të gjumit tregon se njerëzit nuk mund ta njohin përgjumjen e rëndë siç duhet në kushte të privuara nga gjumi. Zgjidhjet më të mira përfshijnë:
Pirjen e një filxhan kafeje
Bërja e një sy gjumë 20-minuta
Stërvitje 20-minutëshe përpara se të dilni në rrugë.
Specialisti i ilaçeve të gjumit Nancy Foldvary-Schaefer, DO, MS, sygjeron që saherë të niseni për rrugë të aplikoni këshillat e lartëshënuara./Familja Jonë