Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë çrregullimet e gjumit?

Gjumi është absolutisht thelbësor për një funksion normal dhe të shëndetshëm. Shkencëtarët dhe profesionistët mjekësorë ende kanë shumë për të mësuar në lidhje me këtë fenomen të komplikuar fiziologjik.

Ka më shumë se 70 çrregullime të ndryshme gjumi, të cilat zakonisht klasifikohen në një nga tre kategoritë:

Mungesa e gjumit (p.sh., pagjumësia),

Gjumi i shqetësuar

Gjumi i tepruar.

Në shumicën e rasteve, çrregullimet e gjumit mund të menaxhohen lehtësisht sapo të diagnostikohen siç duhet. Pagjumësia është çrregullimi më i zakonshëm i gjumit. Kjo ndodh më shpesh tek gratë dhe tek të moshuarit.

Sasia e gjumit që i duhet një personi për të funksionuar  në mënyrë normale varet nga disa faktorë, duke përfshirë moshën. Foshnjat flenë shumicën e ditës (rreth 16 orë); adoleshentët zakonisht kanë nevojë për rreth 9 orë në ditë; dhe të rriturit kanë nevojë për një mesatare prej 7 deri në 8 orë në ditë.

Megjithëse të moshuarit kanë nevojë për më shumë gjumë se sa të rinjtë, zakonisht flenë për periudha më të shkurtra dhe shpenzojnë më pak kohë në fazat e thella të gjumit. Rreth 50 përqind e të rriturve mbi moshën 65 vjeç kanë disa lloje të çrregullimit të gjumit, megjithëse nuk është e qartë nëse kjo është një pjesë normale e plakjes ose rezultat i faktorëve të tjerë, siç janë medikamentet që zakonisht përdoren nga të moshuarit.

Gjumi është një proces dinamik gjatë të cilit truri është shumë aktiv. Ka faza të njohura të gjumit, ku secila prej tyre karakterizohet nga një lloj tjetër aktiviteti i valës së trurit.

Nuk është e qartë se pse trupi kërkon gjumë, edhe pse gjumi i papërshtatshëm mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin.

Studimet kanë treguar se gjumi është thelbësor për funksionimin normal të sistemit imunitar dhe për ruajten e aftësisë për të luftuar sëmundjet. Ai gjithashtu është thelbësor për funksionin e sistemit nervor normal dhe aftësinë për të funksionuar si fizikisht ashtu edhe mentalisht. Përveç kësaj, gjumi është thelbësor për rritjen normale të qelizave të shëndetshme.

Çrregullimet e gjumit janë shumë të zakonshme dhe mund të rezultojnë nga një sërë shkaqesh. Stresi, sëmundjet, dietat dhe medikamente (p.sh., ilaqet kundër depresionit) mund të shkaktojnë probleme të gjumit.

Trajtimi i çrregullimeve të gjumit varet nga shkaku dhe mund të përfshijë përmirësime në higjienën e gjumit dhe modifikimet e mënyrës së jetesës.

Nëmënyrën se si ne flemë ndikon edhe ushqimi që ne hamë. Ka disa përbërës në ushqime që mund të ndërhyjnë në gjumë. Aditivët kimikë dhe komponimet që ndodhin natyrshëm janë po aq të shkaktarë të çrregullimeve. Duke rishikuar atë që është ngrënë gjatë gjithë ditës, sidomos për vaktin e mbrëmjes, zakonisht mund të identifikohet një fajtor ushqimi.

Në netët kur keni probleme me gjumin, mendoni ushqimet që keni ngrënë gjatë ditës. Filloni t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si ndiheni pas ngrënies, ngase një ushqim jo i shëndetshëm shpesh do të krijojë ndjesi të pazakontë në trup./Familja Jonë

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë