Vetëm gjatë ditës së djeshme, 368 pacientë kanë kryer gjithsej 3,587 analiza në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, bëhet e ditur se janë realizuar edhe një numër i madh shërbimesh të tjera mjekësore duke filluar:
– 593 vizita specialistike;
– 44 pacientë janë shtruar për trajtim.
– Aktualisht 167 pacientë janë të shtrirë në spital dhe janë kryer 10 operime;
– 45 dializa;
– 127 ekzaminime me rëntgen, 56 me ultrazë, 15 CT dhe 7 MRI;
– 14 ehokardiografi, 3 kolonoskopi;
– 32 shërbime fiziatrike.
Spitali i Pejës ka theksuar se vazhdon të ofrojë shërbime të rregullta për të gjithë pacientët që kërkojnë ndihmë mjekësore.












