Mër, Sht 28, 2022
Banner Top
Banner Top
Vrapimi “RACE FOR THE CURE”, për sensibilizimin e opinionit kundër kancerit të gjirit mbahet në Prishtinë me 16 shtator dhe 25 shtator në Prizren

Ngjyra rozë pritet ta mbuloj kryeqytetin me 16 shtator, të veshura me këtë ngjyrë do të jenë të gjitha gratë të cilat e kanë fituar luftën kundër kancerit të gjirit, këto gra do të vrapojnë në sheshet e Prishtinës për të treguar mbështetje për shoqet e tyre të cilat janë ende duke e luftuar këtë sëmundje.

Race for the Cure është ngjarja më e madhe sportive në Evropë e cila i dedikohet shëndetin të grave, e organizuar nga shoqata “Renesansa kjo ngjarje do të mbahet për të 4-të herë edhe në Kosovë, në qytetin e Prishtinës me 16 shtator dhe të Prizrenit me 25 shtator.

Ky organizim ka për qëllim t’i ndihmojë organizatat dhe spitalet e kancerit të gjirit për të mbledhur fonde dhe për të rritur ndërgjegjësimin.

Sipas Violeta Pirana nga Shoqata “Renesansa” përfaqësuese e “Race For The Cure Kosova”, qëllimi i këtij organizimi është që të inkurajohen pacientët që janë duke u trajtuar nga kanceri i gjirit dhe po ashtu të përkujtohen edhe ato gra që kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje.

“ Përmes këtij organizimi është inkurajuar luftimi i pacienteve të cilat janë duke u trajtuar, janë përkujtuar të gjitha zonjat të cilat kanë humbur betejën me ketë sëmundje. Të mbijetuarat veshën me bluza roze kurse të gjithë të tjerët veshën me bluza të bardha dhe kjo në shenjë te solidarizimit me pacientet e kancerit të gjirit”, tha Pirana.

Tutje Pirana inkurajoi shoqërinë kosovare që të regjistrohen sa më shumë në këtë organizim kjo për shkak se përmes kësaj iniciative mblidhen fonde për pacientet e sëmura nga kanceri i gjirit.

“Regjistrimi bëhet online www.raceforthecure.eu dhe fizikisht presim qe e tërë shoqëria të kontribuoj në mënyrën e vet qoftë me regjistrim apo me sponsorizim si dhe me vullnetarizëm”, shpjegoi ajo.

Me 500,000 diagnoza të reja dhe 125,000 njerëz që vdesin nga kanceri i gjirit në Evropë çdo vit, këto fonde janë të një rëndësie jetike. Tani më shumë se kurrë./familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë