Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
PSD-ja me aksion para MSh-së: Qu prej gjumit ministër

Qu prej gjumit ministër”, është baneri që është vendosur para Ministrisë së Shëndetësisë nga aktivistët e Partisë Socialdemokrate, raporton Ekonomia Online.

Para këtij dikasteri, janë vendosur dy zmadhues me alarm, që përdorët për t’u zgjuar nga gjumi.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, në një adresim para medieve, ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që ta kthejë vëmendjen kah shëndetësia.

Ajo tha se kërkesa e tyre është që “të zgjohet nga gjumi dimëror”.

“Para disa ditësh ne në shkallët e emergjencës i shtrim tepihun ministrit Latifi, në një mënyrë që ta nxisim që të vinte ndoshta i nxitur nga tepihu për ta parë gjendjen në të cilën i kemi spitalet”.

“Ministri Latifi nuk e ka përmbushur asnjë prej premtimeve të veta, pra thoshte që ditës duhet t’i zgjatim edhe dy orë që të kemi 26 orë në ditë por ne e kemi vetëm një kërkesë, që të zgjohet nga gjumi dimëror”, tha Kuçi./eo

Youtube

Arkiva

Kategoritë