Mër, Jan 15, 2025
Banner Top
Banner Top
Ushqimet që ‘luftojnë’ migrenën

Miliona njerëz në botë vuajnë nga migrena. Kjo sëmundje kronike, është tej mase e vështirë për tu përballuar. Shpeshherë migrena paraqitet për javë të tëra.

Por janë disa ushqime që  mund të ju ndihmojnë ta luftoni migrenën e ato janë:

Avokado – njihet për vlerat e larta ushqyese dhe është një luftuese e migrenës. Është i pasur me antioksidantë dhe konsumi i përditshëm i avokados do ua largojë migrenën.

Salmoni – është i pasur me omega 3 dhe vitaminë B-2 dhe konsumi i këtij mishi parandalon grumbullimin e trombocideve, që shkaktojnë migrenë.

Patatet e  ëmbla – janë të pasura me vitaminë C dhe B1 prandaj konsumi i përditshëm i tyre lufton migrenën dhe llojet e ndryshme të dhimbjeve të kokës.

Shalqiri dhe karotat – për shkak që janë të pasura me ujë ushqimet si shalqiri, karota e trangujt janë të duhurat për të luftuar migrenën. Kjo pasi njëra prej arsyeve kryesore për migrenë, është edhe dehidratimi. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë