Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do mbajë mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pjesën e parë të së premtes.
IHK njofton se të shtunën mot me vranësira dhe relativisht i qetë dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.













