Hën, Mar 17, 2025
Banner Top
Banner Top
Profesor Doktori me 3 doktoratura dhe me mbi 116 mijë citime musafir sot në studion e ‘Familja Jonë’

Profesor Doktor Gani Bajraktari është ndër kardiologët më të njohur në Kosovë i cili që shumë vite ofron shërbime kardiologjike me shumë nder dhe përgjegjësi.

Prof. Dr. Bajraktari ka mbrojtur tri doktoratura në fushën e Kardiologjisë Klinike: në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës (2002), në Semmelweis University në Budapest, Hungari (2006), dhe në Umea University, Umea, Suedi (2014).

Ai ishte Koordinator Nacional dhe Anëtar i Komitetit Mbikqyrës të gjashtë regjistrave në EURObservational Research Programme në Shoqatën Europiane të Kardologjisë.

Prof. Bajraktari ka publikuar mbi 100 artikuj në revista të indeksuara dhe ka prezantuar mbi 300 ligjërata/udhëheqje seancash në konferenca kombëtare dhe kryesishtë ndërkombëtare. Përvec kësaj, ai ka mbi 116 mijë citime të punimeve nga studies të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtarë.

Fushat e tij të interesit janë sëmundja iskemike e zemrës, pamjaftueshmëria e zemrës, sëmundjet valvulare të zemrës dhe imazheria kardiovaskulare.

Profesor Bajraktari është fitues i Çmimit “Shkencëtar i Vitit 2014” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Këtë të diel, Prof. Dr. Gani Bajraktari është i ftuar në emisionin ‘Familja Jonë’, ku do na tregoj më shumë rreth sëmundjeve më të shpeshta kardiovaskulare, rreziqet, shkaqet kryesore, simptomat e tyre dhe shumëçka tjetër.

Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni emisionin duke filluar nga ora 16:00 në Kanal10 apo në kanalin tonë zyrtar në YouTube duke klikuar KËTU.

Youtube

Arkiva

Kategoritë