Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë llojet më të shpeshta të stresit?

Stres, stres, stres, kudo që shkojmë rrethohemi nga kjo fjalë e cila shpesh nuk e dimë se prej nga na vjen, çka ndjejmë dhe si ta menaxhojmë.

Ka disa lloje të stresit dhe shpesh herë nuk e shihni si të tillë.

Stresi që vjen nga ambienti

Nga të gjitha llojet e stresit, ai i ambientit mund të jetë potencialisht kronik dhe ushqehet nga ngjarjet aktuale dhe trazirat botërore.

Mund të godasë çdo herë që dëgjoni lajme të këqija për dikë që njihni por që nuk ka ndikim direkt tek ju.

Ankthi i ambientit nuk është ndjeshmëri, por më tepër një reagim i zjarrtë ndaj lajmit të keq, për shembull një vjedhje aty pranë, e shoqëruar me frikën se kjo do të ndodhë me ty ose me një person të afërt.

Stresi nga puna

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, stresi lidhur me punën shkakton sëmundje, produktivitetin e zvogëluar dhe motivimin e dobët.

Ai gjithashtu rrit aksidentet në punë.

“Një studim i kohëve të fundit në Mjekësinë Parandaluese tregoi se ekspozimi i zgjatur ndaj stresit lidhur me punën lidhet me një mundësi më të lartë të kancerit, duke përfshirë edhe limfomën e mushkërive, zorrës së trashë, stomakut “.

Stres nga prindërimi

Nëse keni shqetësime të tilla për fëmijët si droga apo adoleshenca  apo sepse fëmija juaj po kalon shumë kohë në celular dhe jo në gjërat e rëndësishme atëherë ky lloj stresi është gjithëpërfshirës dhe nuk ju lejon të shijoni jetën.

Stresi nga paratë

Nëse nuk mund të bëni hipotekën, të kurseni një qindarkë për daljen në pension, ose të arrini me para për të ushqyer fëmijët tuaj, kjo do të ju qojë drejt një stresi ekstrem.

Ky lloj stresi mund të jetë kronik, duke kaluar në depresion, ndjenjat e pafuqisë dhe madje edhe sëmundje të zemrës ose kancer./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë