Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të kujdesemi për lëkurën e yndyrshme?

Lëkura e yndyrshme ndodh kur gjëndrat e yndyrës në lëkurën tuaj fillojnë të prodhojnë vaj të tepërt. Është një proces i natyrshëm që nuk mund të ndalet, por mund të ndërmerrni hapa për të menaxhuar dhe kujdesur për këtë lloj lëkure.

Lëkura e yndyrshme mund të jetë e pakëndshme por duke pasur një rutinë të mirë të përkujdesjes dhe duke e trajtuar butësisht ju mund ta lehtësoni problemin.

Ja disa hapa se si duhet përkujdesur për lëkurën:

Lani fytyrën dy herë në ditë

Duke pasur një pastrim të mirë dhe përkujdesje rutinë është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për ta mirëmbajtur lëkurën e yndyrshme. Pastroni butësisht fytyrën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, me ujë të ngrohtë dhe sapun, ose një pastrues.

Përdorni një pastrues të butë në fillim, pasi një pastrues më i ashpër mund të rritë prodhimin e vajit.

Nëse një pastrues normal nuk e zvogëlon vajin e lëkurës tuaj, merrni parasysh një pastrues që përfshin peroksid benzoil, acid salicilik, acid glikolik ose acid beta hidroksid.

Ju mund të provoni një numër produktesh të ndryshme për të parë se cili funksionon më mirë për ju.

Përdorni duart tuaja për të pastruar fytyrën tuaj dhe mos përdorni dorëza ose furça.

Përdorni kozmetikë pa vaj

 Nëse keni lëkurë me vaj, është e rëndësishme që të zgjidhni kozmetikë që nuk do ta përkeqësojnë atë. Kontrolloni me kujdes etiketat dhe gjithmonë zgjidhni “kozmetikë pa vaj” ose “me bazë uji”.

 Ekziston njëfarë pasigurie në lidhje me efektin direkt të kozmetikës në prodhimin e vajit, por përbërja e rëndë mund të bllokojë poret tuaja.

Përdorni hidratues

Shpesh njerëzit me lëkurë të yndyrshme do të shmangin hidratuesit, duke menduar se lëkura e tyre nuk ka nevojë për lubrifikim shtesë, por kjo nuk është e vërtetë. Ata me këtë lloj lëkure ende duhet të hidratohen. Sigurisht hidratuesit me vaj duhet të shmangen, së bashku me ndonjë gjë që mund të bllokoj më tej lëkurën tuaj. Ndryshoni shumën që aplikoni sipas pjesëve të fytyrës tuaj.

Jini të vetëdijshëm për atë që prek fytyrën tuaj

Megjithëse vaji i lëkurës suaj është kryesisht gjenetik dhe prodhohet nën sipërfaqen e lëkurës, është një ide e mirë të jeni të vetëdijshëm për atë që prek lëkurën tuaj. Nëse keni flokë të yndyrshëm dhe ato bien mbi fytyrën tuaj, disa nga yndyra do të transferohet në lëkurën tuaj.

Mbani flokët dhe duart tuaja të pastra dhe shmangni prekjen e fytyrës./Familja Jonë

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë