Sekretari dhe njëherësh anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, nuk ka qëndruar i izoluar ashtu sic e kërkon ligji për personat që konfirmohen pozitiv me COVID-19,
Ai gjatë ditës së sotme ishte në mbyllje të fushatës së LDK-së në Podujevë, ndonëse vetëm nëntë ditë më herët ka deklaruar se është pozitiv me koronavirusin.
Abrashi më 18 nëntor përmes një statusi në Facebook ka treguar që pas testimit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe të premtën gjithashtu përmes këtij rrjeti social ka bërë të ditur që ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugës Prishtinë – Podujevë.
Më poshtë mund t’i shini të dy statuset e tij: