Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Udhëtoni me aeroplan? Mos I porositni këto ushqime!

Ushqimi në aeroplan ka nam të keq, dhe jo kot së koti.

Është praktikisht e pamundur të shërbesh ushqim gourmet për 300 pasagjerë, 6000 metra në ajër. E gjitha kjo teksa të 300 kërkojnë kikirikë dhe verë çdo pesë minuta.

Ekzistojnë vetëm dy lloje ushqimesh që janë të ngrënshme në fluturim.

Supa dhe rizoto.

Supën mund ta ngrohësh, ta ftohësh, ta ringrohësh, supë ngelet. Ndërsa rizoto është ndër ushqimet e vetme që e ruan shijen edhe në lartësi.

Makaronat janë një zgjedhje e keqe, pasi duhet të gatuhen në një minutazh të caktuar që të shijojnë si makarona.

Po ashtu edhe bifteku, që lezetin e vet e ka të jetë pak i gjallë, është i rrezikshëm të konsumohet në avion. Si dhe mishi i pulës dhe peshkut.

Më të rrezikshmet nga të gjitha: pijet e ngrohta! Depozita që mban ujin mund të ketë muaj, vite të tëra pa u pastruar. Mendoni për gjithë kalkaret. Iu.

Ose ose, thjesht mos konsumoni gjë teksa fluturoni. Zgjidhja më e sigurt nga të gjitha.

Tags: , ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë