Sa herë ndjejmë lodhje, ne ngritim krahët lartë, por a e dini se ky mund të quhet ushtrim fizik shumë I rëndësishëm dhe duhet ta praktikoni sa më shpesh.
Ngritja e krahëve ka shumë efekte pozitive për shëndetin tonë.
Ç’tensionimi i supeve dhe qafës
Kjo vlen për të gjithë ata që duhet të punojnë për orë të tëra të ulur përballë kompjuterit.
Me kalimin e orëve do të ndiheni të rënduar dhe të mpirë. Bëjini duart grusht, ngrijini krahët lart dhe ulini përsëri poshtë. Do të relaksoheni!
Përmirësimi i qëndrimit
Nëse qëndroni shtrembër ngritja e duarve lart është një fillim i mirë për të shpëtuar nga ky zakon i dëmshëm.
Forcimi i krahëve
Një nga pozicionet më të rëndësishme të yoga- s është pikërisht ky këtu, që bën të mundur forcimin kryesisht të krahëve por edhe shpatullave.
Lehtësimi i dhimbjeve të shpinës
Nëse keni një problem të kësaj natyre ju e dini çfarë duhet të bëni.
Zbuteni presionin e akumuluar në shpinë duke ngritur krahët lart.
Shmangni sindromën e qafës
Sindroma e qafës ka të bëjë me mbajtjen e qafës së përkulur gjatë momentit që qëndrojmë në celular.