Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë që ka mbajtur një takim me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovës, Massimiliano Paolucci.
Me të ka diskutuar lidhur me përshpejtimin e projektit 2.2 milionë euro nga Banka Botërore.
“Përmes
video lidhjes bisedova me z.Massimiliano Paolucci, menaxher i zyrës së
Bankës Botërore në Kosovë dhe anëtarët e stafit të tij.
Kryetema ishte përshpejtimi i Projektit/Grantit prej 2.2 mil
EURO nga Banka Botërore, sikurse çështje të tjera që e preokupojnë
shëndetësinë kosovare.
Sigurova se do të angazhohem që të mos ketë asnjë
procedurë burokratike për realizimin e projektit në fjalë, sikurse me
përfaqësuesit e Bankës Botërore do të kemi takime dhe kontakte intensive ditore.
Z. Paolucci i sqarova se do të përpiqem
maksimalisht që përmes Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës të aprovohet sa
më shpejt në parlament Projekti i ri i emergjencës ndaj Covid-19.
Projekti i Shëndetësisë Kosovare ka vlerën prej
17.3 mil USD, nga të 9.6 mil USD pritet të shpenzohen deri në qershor 2021.
Që përfshinë themelimin e shtyllave për prezantimin e fondit të sigurimeve
shëndetësore, kujdesin parësor shëndetësor, financimi i luftimit të
Pandemisë Covid-19.
Komiteti Menaxhues dhe Drejtues i Projektit në
fjalë do të nis takimet ditëve në vijim”, ka shkruar Zemaj në
Facebook.











