Pre, Tet 16, 2026
Banner Top
Banner Top
Kopshti “Xixëllonjat” shënon 80-vjetorin, tetë dekada histori dhe edukim të brezave

Kopshti “Xixëllonjat” shënon sot 80-vjetorin e themelimit, duke shënuar një rrugëtim të gjatë në edukimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Përmes një aktiviteti festiv, në këtë përvjetor po kujtohen historia e institucionit, puna ndër vite dhe rëndësia e edukimit parashkollor në formimin e brezave të rinj.

Drejtoresha e kopshtit, Mimoza Morina Veseli, gjatë aktivitetit ka rrëfyer për historinë e institucionit, rrugëtimin e tij ndër vite dhe rëndësinë që ka pasur në edukimin e shumë brezave të fëmijëve.

‘’Bazuar në krejt historinë që na e kemi gërmuar nga institucioni nga niveli komunës së Prishtinës, institucioni parashkollorë,xixillonjat ka funksionu si kopsht shqiptarë, serb, shumë vite më përpara. Sot gjeni sallën e mësimit, por mes këtyre sallave ka pas edhe shumë sfida që ka kalu në kohën e para viteve 1999 ky institucion. Falenderojm edhe personat të cilët tashmë jan në pensionim që kan dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në këtë institucion, që sot ne bashk me fëmijët e të gjithë në këtë lagje ta gzojm në liri.”

Atmosferës festive i janë shtuar edhe pikat muzikore, të përgatitura nga mësuesja e muzikës, Arlinda Gashi Grashtica, si pjesë e programit të organizuar për këtë përvjetor.

‘’Jemi mundu që të kemi tematika të grup moshave të tyre 5 deri në gjashtë.Sot do të performojnë në skenë dy grupet,Nuk kemi pasur sfida të mëdha, sepse gjithmonë ne i praktikojmë. Kemi evente të ndryshme brenda vitit akademik, të cilat i parapërgatisim qysh në fillim të vitit.Besoj që do të jetë shumë një program tejet me tematikat të moshave të tyre’’

Për rëndësinë e këtij institucioni dhe përvojën e regjistrimit të fëmijëve në të ka folur edhe Adelina Kokollari Kuçi.

“Duhet të kesh fat të madh t’i regjistrosh fëmijët në kopshtin ‘Xixëllonjat’”, shprehet ajo, duke vënë në pah vlerën që ka ky institucion për prindërit dhe fëmijët.

80-vjetori i “Xixëllonjave” shënon një moment të rëndësishëm për të kujtuar historinë e institucionit, përkushtimin e stafit dhe rolin e edukimit parashkollor në zhvillimin e fëmijëve.

Tetë dekada histori dëshmojnë rëndësinë e krijimit të një mjedisi ku fëmijët mund të mësojnë, të zhvillojnë talentet dhe të hedhin hapat e parë drejt dijes.

Youtube

Arkiva

Kategoritë