Die, Tet 18, 2026
Banner Top
Banner Top
Vendosen 20 klima efiçiente në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë vendosur 20 pajisje klimatike efiçiente, të dhuruara nga Fondi i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (FKEE). 

Ky donacion, me një vlerë prej 10 mijë eurosh, synon të përmirësojë kushtet për pacientët dhe stafin mjekësor, duke ofruar ngrohje gjatë sezonit të ftohtë dhe freskim gjatë muajve të nxehtë të verës, përcjell Gazeta Shneta.

Pajisjet jo vetëm që përmirësojnë mirëqenien në klinikë, por gjithashtu ndihmojnë në kursimin e energjisë elektrike, duke kontribuar në efiçiencën energjetike dhe uljen e kostove operative.

Ky donacion është pjesë e angazhimit të FKEE për të rritur efiçiencën e energjisë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët e Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë