Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Tetori Rozë: Spitali Rezonanca 2 ofron zbritje në rezonancën magnetike të gjinjëve edhe analiza laboratorike

Muaji tetor njihet si Muaji Rozë gjatë të cilit promovohet ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit. Kjo është një periudhë kur fokusi vendoset te rëndësia e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kësaj sëmundjeje që mund të prekë secilin njeri.

Në këtë muaj të rëndësishëm, Spitali Rezonanca 2 i bashkohet fushatës globale për ndërgjegjësimin dhe parandalim e kancerit të gjirit duke ofruar zbritje të veçanta.

Në kuadër të Muajit Rozë, Spitali Rezonanca 2 ofron zbritje në Rezonancën Magnetike të Gjinjëve edhe Analiza Laboratorike (Tumor Markerët).

Këto shërbime janë thelbësore për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të gjirit, që shpesh është një faktor kyç në shpëtimin e jetës. Diagnoza në kohë bën një ndryshim të madh, dhe kontrollat e rregullta janë një hap i rëndësishëm drejt parandalimit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë