Enj, Sht 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Të premten mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës epidemiologjike

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në vend, të premten do të mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19.

Vetëm sot janë regjistruar tetë të vdekur dhe 632 raste me COVID-19.

Ndërkaq kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot është takuar me përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Hoti ka deklaruar se nuk do të ketë vendosje të masave të reja anti-Covid.

Youtube

Arkiva

Kategoritë