Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë i janë shtuar në ekipin e tij tre specialistë të rinj.
Siç ka njoftuar ky spital, ekipit mjekësor i janë bashkuar: Arben Lucaj, specialist i emergjencës, Ardian Jusufi, specialist i urologjisë dhe Gjon Komani, specialist i hematologjisë.



“Ky është një hap konkret në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në përmirësimin e qasjes së pacientëve në trajtim specialistik brenda spitalit tonë.” ka shkruar Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.
Tutje, në njoftim është theksuar se me këtë përforcim të stafit, spitali synon të ofrojë më shumë shërbime, të reduktojë kohën e pritjes dhe të sigurojë kujdes më cilësor për qytetarët.













