Die, Pri 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Simptoma që nuk kanë të bëjnë me kancerin

Natyrisht që nuk është ekzagjerim kur të thuhet që ‘kanceri i frikëson njerëzit më shumë se sëmundjet e tjera’. Ka shumë persona që vuajnë nga ‘frika prej kancerit’ dhe shpesh e ‘diagnostifikojnë’ veten me këtë sëmundje, me vetëm një kërkim në internet.

Por shpeshherë ‘shenjat’ që ju mund t’i identifikoni në trup, nuk kanë të bëjnë me sëmundjen famëkeqe.

Më poshtë do ua listojmë disa simptoma që mund të ngjasojnë me ato të kancerit, por që padyshim nuk janë:

Nëse rriten qimet në nishan, nuk ka të bëjë me kancer

Shumica e njerëzve që kanë nishane, kanë frikë për kancer të lëkurës. Por nëse në këto nishane rritet ndonjë qime, atëherë nuk ka të bëjë me ndonjë formë të kancerit.

Nëse ke dhembje, nuk ka të bëjë me sëmundjet malinje

Shumica e tumoreve, nuk kanë simptoma të dhembjeve.  Pra, nëse keni dhembje, ka shumë mundësi që të mos jetë si shkak i kancerit.

Simptomat që zgjasin për vite të tëra nuk janë shenjë e kancerit

Nëse keni vite që keni dhimbje koke ose të kolla, atëherë nuk jeni me kancer. Kjo pasi nëse për shumë vite keni kësi lloj simptomash, kanceri do ishte zhvilluar shumë.

Ajo çfarë duhet të dini për kancerin, është që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 30 deri në 50 përqind të llojeve të kancerit, mund të parandalohen vetëm duke e ndryshuar mënyrën e jetës. Ne do ua listojmë një numër gjërash që duhet t’i bëni që t’i parandaloni sëmundjet malinje: Mos pini duhan, mos rrini në një vend ku pihet duhan, kontrolloni peshën, ushqehuni shëndetshëm, mos pini alkool, mos u ekspozoni drejtpërdrejt në diell etj. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë