Ja sa lehtë mund të përgatisni një snack të shëndetshëm me kos të ngrirë dhe fruta:
Koha e përgatitjes: 1–2 orë
Koha e gatimit: Nuk kërkohet gatim
Shërbimi: Dalin gjithsej 12 copë
Përparësitë: Pa vezë, e shëndetshme, e përshtatshme për shtatzëni, vegjetariane
Përbërësit:
2 lugë gjelle mjaltë të pastër
300 g kos në stil grek
300 g fruta të freskëta të përziera si luleshtrydhe, boronica, mango dhe kivi, të prera në copa të vogla (boronicat lihen të plota)
100 g çokollatë, e ndarë në copa (opsionale)
30 g granola (opsionale)
Metoda e përgatitjes:
Përgatisni një tepsi të madhe që mund të futet në ngrirje duke e shtruar me letër pjekjeje.
Në një enë, përzieni mjaltin me kosin dhe më pas shtoni frutat duke i bashkuar mirë.
Vendosni 12 lugë nga përzierja me kos dhe fruta në tepsi dhe vendoseni në ngrirje për 1 orë.
Nëse do të përdorni çokollatë sipër, pas një ore shkrini çokollatën në mikrovalë me intervale prej 30 sekondash duke e përzier mes tyre ose përdorni metodën bain marie.
Pasi kosit të jetë ngrirë plotësisht, hidhni çokollatën e shkrirë sipër copëzave duke përdorur një qese pastiçerie ose një pirun. Shtoni granolën sipër dhe vendoseni përsëri në ngrirje për 20 minuta.
Këshilla për recetën
Kjo recetë funksionon po aq mirë edhe me fruta pylli të ngrira. /BBC Food – Recipes/













