Die, Shk 16, 2025
Banner Top
Banner Top
Si ta lehtësoni kokëdhembjen shkaktuar nga migrena?

Migrena është një sëmundje neurologjike që shkakton kokëdhembje me intenzitet të madh.

Si të mund të ulni dhembjen e kokës, shkaktuar nga migrena nëse jeni në shtëpi dhe më nuk dëshironi të merrni medikamete?

Merrni një qese me akull dhe vendosni në kokë. Sipas Harvard Medical School, ‘akulli është një anti-inflamator’ që mund të ndihmojë edhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës.

Gjithashtu konsumoni xhenxhefil, pasi është vërtetuar që pluhuri i xhenxhefilit ulë intenzitetin e kokëdhembjes.

Ndonëse mund të jeni tejet të rraskapitur, mundohuni që të bëni joga. Joga është një teknikë që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për shumë sëmundje, por gjithashtu është vërtetuar që ulë edhe dhembjet e kokës.

Mungesa e magneziumit, mund të jetë një arsye pse ju keni kokëdhembje nga migrena. Në fakt, studimet thonë që nëse merrni magnez në baza ditore ju do të ulni intenzitetin e dhembjeve të kokës, shkaktuar nga migrena./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë