Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Si mund ta identifikoni nëse jeni të dashuruar apo vetëm keni pasion?

Ndonjëherë mund të mendoni që jeni dashuruar, duke u joshuar vetëm nga paraqitja apo një pjesë e personalitetit të tjetrit. Në fakt dashuria është diçka shumë më e thellë dhe e mbushur me emocione konstante.

Si mund ta identifikoni nëse jeni të dashuruar apo vetëm keni pasion?

Nuk mund të jeni vetvetja

Kur keni pasion, ju nuk mund të jeni vetvetja. Ndiheni të frikësuar që ndoshta partneri nuk të pëlqen.

Jeni të pasigurt për lidhjen

Kur ndjeni pasion për partnerin, por jo dashuri – ju tërë kohën jeni të pasigurt për lidhjen tuaj.

Keni nevojë që t’i kontrolloni

Së bashku me pasionin, në të njëjtën vijë vjen edhe xhelozia. Nëse ndjeni nevojën tërë kohën që ta kontrolloni secilin hap të partnerit, atëherë ju mund të jeni të obsesionuar e jo të dashuruar.

Nuk ia vini re të metat

Kur jeni të obsesionuar pas dikujt ju nuk mund të ia vini re të metat, por fokusoheni vetëm tek karizma e personit. Kjo gjë ju bënë të verbër karshi imperfeksioneve të tjetrit. Në rast që ju jeni të dashuruar,  ia vini ri të metat por i dashuroni për to./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë