Hën, Mar 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Shtohet frekuenca e autobusëve Aeroport – Prishtinë për ndeshjen Kosovë – Turqi

Për shkak të zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas.

Komuna ka bërë të ditur se nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Kosova do të përballet të martën me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.


Youtube

Arkiva

Kategoritë