Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
A mund të shërohet astma?

Astma është një gjendje kronike (afatgjatë) që prek rrugët e frymëmarrjes në mushkëri. Rrugët e frymëmarrjes janë tubat që sjellin ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.

Nëse keni astmë, këto rrugë mund të inflamohen dhe ngushtohen herë pas here. Kjo e bën më të vështirë daljen e ajrit kur nxjerrni frymën.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, rreth 1 në 13 persona ka astmë. Ajo prek njerëzit e të gjitha moshave dhe shpesh fillon gjatë fëmijërisë.

Disa faktorë si: poleni, ushtrimi fizik, infeksionet virale ose ajri i ftohtë, mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë simptomat e astmës. Këta quhen shkaktarë të astmës. Kur simptomat përkeqësohen, mund të ndodhë një sulm astme.

Instituti Kombëtar për Zemrën, Mushkëritë dhe Gjakun, i cili është institucioni i tretë më i madh i Institucioneve Kombëtare të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara, deri tani nuk ka një kurë për astmën, por trajtimi dhe një plan veprimi për astmën nga mjeku juaj mund t’ju ndihmojnë ta menaxhoni gjendjen.

Ky plan mund të përfshijë monitorimin e simptomave, shmangien e shkaktarëve dhe përdorimin e medikamenteve sipas udhëzimeve të mjekut. /National Heart, Lung, and Blood Institute/

Youtube

Arkiva

Kategoritë