Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Pse shumë persona rikthehen me ish partnerët, ndonëse lidhja nuk funksionon më?

Ndonjëherë disa persona vendosin që të rikthehen sërish në lidhjen me partnerin që ishte toksik, duke shpresuar që këtë herë gjërat do të jenë ndryshe.

Sipas psikologes, Shelby Sells, ekzistojnë shumë arsye pse disa persona vendosin të rikthehen mnë një lidhje që është toksike.

Rikthimi me ish-in tuaj është gjëja më e lehtë për ta bërë. Ju dhe partneri juaj i dini dëshirat e të metat e njëri – tjetrit dhe është gjithmonë më e lehtë të qëndrosh me një person që e njeh.

Sipas Sells, shumë persona kthehen me ish të dashurin/të dashurën, pasi nuk presin befasi. Ata e dinë që do lëndohen por rikthehen pasi e dinë se si do sillet ai/ajo.

Në anën tjetër ndarjet nuk janë të lehta. Krejt papritur e gjeni vetën të vetmuar dhe duhet të ballafaqoheni me gjitha gjërat vetëm.  Sipas Sells, njerëzit kanë frikë të përfundojnë një lidhje dhe të fillojnë një lidhje me një person tjetër. Ata sipas saj, vendosin që të qëndrojnë me personin që i lëndon, sepse nuk duan të qëndrojnë vetëm.

Një tjetër qëllim pse shumë persona nuk përfundojnë një lidhje ndonëse lëndohen, është sepse shpresojnë dhe mendojnë që ‘do të ndryshojnë’./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë