Hulumtimet tregojnë që rreth 50 milionë njerëz në botë, kanë probleme me fertilitet, prandaj pyetja e vazhdueshme e të tjerëve ‘se kur do të kenë fëmijë’ – është pyetje shumë personale.
Ja disa arsye pse nuk duhet t’i pyesni çiftet ‘kur do të bëjnë fëmijë?’
Vetëm pse ju jeni bërë prind në moshë të re, nuk do të thotë që të tjerët duhet të bëhen me fëmijë
Një prej miteve për shtatzëni, është që një grua nuk mund të bëhet me fëmijë nëse kalon moshën 35 vjeçare. Në realitet, përderisa gruaja ka vezë ajo mund të ngelet shtatzënë dhe bebja të jetë e shëndetshme.
Shumë persona kanë probleme me fertilitet
Sipas një hulumtimi të publikuar në US National Library of Medicine – 15 për qind e popullsisë botërore kanë probleme me fertilitet. Herën tjetër mendohuni dy herë përpara se ta pyesni një çift se kur do bëhen me fëmijë.
Ka faktorë të ndryshme pse një çift nuk bën fëmijë
Natyrisht që infertiliteti luan rol por ka edhe probleme të tjera që mund t’i ketë një çift. Për shembull, një problem i shpeshtë i çifteve të reja është statusi financiar./FamiljaJone