Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Organiza Human Bridge dhuron pajisje në vlerë 150 mijë euro për QKUK-në

Shoqata humanitare “Human Bridge” nga Suedia ka dhuruar donacion në vlerë 150 mijë euro për Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në donacion përfshihen shtretër, dyshekë, karrige pune dhe pajsije të tjera ortopedike, përfshirë karroca lëvize dhe shumë materale të tjera të nevojshme për punë.

Me rastin e dorëzim-pranimit të këtij donacioni, drejtori përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka falënderuar z. Xhafer Balaj nga kjo organizatë, duke e cilësuar si shumë të nevojshëm këtë donacion për klinikat e QKUK-së.

Drejtori deklaroi se ky donacion do të lehtësoj punën e klinikave, në të ka gjëra shumë të vlefshme për punë, përfshirë shtretër, dyshekë dhe mjete të tjera pune të nevojshme për pacientët.

Në anën tjetër, Xhafer Balaj, nga Shoqata Human Bridge, tha se kjo organizatë u krijua në vitin 2001, përmes bashkimit të departamenteve të ndihmave të dy organizatave ndërkombëtare të ndihmës dhe zhvillimit në Suedi.

Ai i shpreh i lumtur që kanë arritur të sjellin këtë donacion në QKUK, duke premtuar se në vazhdimësi do të angazhohet për të ndihmuar edhe institucionet e tjera shëndetësore.

Image may contain: 2 people, outdoor
Image may contain: 1 person, standing and suit


Youtube

Arkiva

Kategoritë