Nutricionistja e “Familja Jonë”, Albulena Shabani Ilazi, shpjegon vetitë e qepës së bardhë dhe arsyet pse ajo duhet të jetë pjesë e gatimeve tona të përditshme.
Gjatë një emisioni, ajo ka theksuar se qepa e bardhë është shumë e dobishme për tretjen, pasi e përmirëson atë në mënyrë natyrale.
“Qepa e bardhë përmirëson tretjen. Është shumë e përshtatshme, sepse përmban sasi të larta enzimesh. Kjo na ndihmon, sepse i gjithë trupi ynë është i përbërë prej enzimave, dhe sidomos sistemi tretës është i varur 100% prej tyre,” – ka shpjeguar Shabani Ilazi.
Sipas nutricionistes, kjo perime është e përshtatshme edhe për fëmijët, falë aromës së saj më të lehtë.
“Nuk lë erë dhe është e përshtatshme për t’u përgatitur,” – ka shtuar ajo.
Më poshtë mund të ndiqni videon me shpjegimin e plotë të nutricionistes, ku ajo flet edhe për llojet e tjera të qepëve, si qepa e re, qepa e verdhë, qepa e kuqe dhe qepa e bardhë, duke treguar karakteristikat dhe përfitimet e veçanta që secila ka për trupin dhe shëndetin.













