Seksioni “Letërnjoftimet” në portalin Familja Jonë është një platformë unike informimi ku lexuesit mund të njohin profesionistë të ndryshëm shëndetësorë dhe ekspertë, që ofrojnë këshilla dhe shërbime të specializuara.
Aty publikohen profile individuale të mjekëve, specialistëve, psikologëve, terapistëve, nutricionistëve dhe profesionistëve të tjerë, duke i dhënë lexuesit mundësinë të eksplorojnë specializimet, ekspertizën dhe mënyrat e kontaktit me ta.
Çdo profil është krijuar me kujdes për të ofruar informacion të qartë dhe të përdorshëm ku lexuesit mund të njohin eksperiencën e profesionistit dhe aty gjejnë direkt kontaktet e këtyre profesionistëve si numra telefoni, emaila apo adresën dhe qytetet e klinikave apo reparteve ku ata punojnë. Kjo gjë ju mundëson lexuesve që të marrin udhëzime në lidhje me shëndetin, zhvillimin e fëmijëve, mirëqenien familjare dhe temat e tjera të rëndësishme për jetën e përditshme.
Ky seksion është një udhërrëfyes për familjet, një portë ku njohja me profesionistët bëhet e thjeshtë dhe transparente. “Letërnjoftimet” është dizajnuar që lexuesit të gjejnë lehtësisht profilet dhe informacionet që u duhen pa humur kohë.
Rubrikën “Letërnjoftimet” e gjeni në këtë link












