Pre, Pri 10, 2026
Banner Top
Banner Top
3 lindje dhe mbi 700 analiza në 24 orë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka vijuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët gjatë 24 orëve të fundit, duke realizuar një sërë ndërhyrjesh dhe trajtimesh për pacientët.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 3 lindje, ku kanë lindur 2 vajza dhe 1 djalë.


Në aspektin diagnostik dhe laboratorik, 111 pacientë kanë kryer gjithsej 751 analiza laboratorike.


Sipas të dhënave, janë realizuar edhe 243 vizita specialistike, ndërsa 21 pacientë janë pranuar për trajtim spitalor.

Po ashtu, 12 pacientë janë liruar për në shtëpi pas përmirësimit të gjendjes së tyre.


Në repartet kirurgjikale janë kryer 9 ndërhyrje, ndërsa në shërbimet diagnostike janë realizuar 61 incizime me rëntgen dhe 22 ekzaminime me ultrazë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë