Pre, Dhj 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse është i rëndësishëm shëndeti mendor?

Dita Botërore për Shëndetin Mendor, shënohet cdo vit me datën 10 tetor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo ditë shënohet me qëllim të rritjes së vetëdijes mbi shëndetin mendor.
Edhe tani, ka shumë stigmë për personat që kanë probleme mendore, prandaj përmes shënimit të kësaj dite tentohet që të largohet kjo stigmë.
Shëndeti mendor, përfshin ndjenjat tona e emocionet. Shëndeti mendor, ka rëndësi në mënyrën se si mendojmë, ndjehemi e sillemi. Përmes identifikimit të hershëm të shumë problemeve me shëndeitn mendor, ne mund të menaxhojmë shumë më lehtë stresin e madje edhe depresioni.
Shëndeti mendor, ka rëndësi të madhe në secilën fazë të jetës që nga fëmijëria, adoleshenca e hershme dhe mosha e pjekurisë.
Por pse është e rëndësishme shëndeti mendor? Kjo pasi mendja dhe trupi janë të lidhura në thelb me njëra -tjetrën. Kur i jepni rëndësi shëndetit fizik, menjëherë do të ndiheni më mirë emocionalisht. Ushtrimet e rregullta fizike kanë një rol të pashoq në shëndetin mendor, për të menjanuar stresin dhe për të larguar probleme të tjera që lidhen me shëndetin mendor.
Sipas OBSH-së, problemet me shëndetin mendor janë shumë të shpeshta. Një në katër persona vuan nga një cregullim i shëndetit mendor dhe ballafaqohen qoftë me depresionin, ankthin apo edhe me problemet e tjera që lidhen me cregullimet e personalitetit. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë