Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Pneumonia: Çka është dhe cilat janë simptomat?!

Pneumonia është inflamacion i parenkimës mushkërore e shprehur në gjuhën popullore, ndezje e mushkërive. Kjo sëmundje mund të paraqitet si virale apo bakteriale.

Pneumonia zakonisht shkaktohet nga bakteriet ose nga një virus. Gjithashtu mund të shkaktohet nga kërpudhat ose irrituesit që ju thithni në mushkëritë tuaja. Sa serioze është pneumonia varet nga shumë faktorë. Këto përfshijnë atë që shkaktonë pneumoninë, moshën dhe shëndetin tuaj në përgjithësi. 

Simptomat mund të dallojnë nga një pacient në tjetrin, por zakonisht ata mund të ndjejnë dhimbje në gjoks, bark ose shpinë kur marrin frymë apo kolliten.

Shenja të tjera të pneumonisë mund të përfshijnë:

Temperaturë të lartë

Vështirësi në frymëmarrje

Të vjella

Humbje e apetitit

Kur bakteria është shkaktare e infkesionit, zakonisht mjekët përshkruajnë antibiotikë. Kur virusi është shkaktar, nevojiten trajtime të tjera, por disa lloje të pneumonisë mund të kërkojnë edhe hospitalizim./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë