Mar, Jan 14, 2025
Banner Top
Banner Top
Për sfidat dhe motivin gjatë punës si drejtor në Klinikën e Onkologjisë- tregon dr.Ilir Kurtishi

Shkruar nga: Albina Selmanaj

Si drejtor i Klinikës së Onkologjisë që nga viti 2018, dr.Ilir Kurtishi bashkë me stafin e tij vazhdimisht i është përkushtuar kësaj klinike në përmirësimin e shërbimeve për pacientët që vuajnë nga sëmundjet malinje.

Që nga fillimi i punës si drejtor, Kurtishi kontribuoi në furnizimin me ilaçe, dhe përditësimin e listës esenciale të barnave në këtë klinik.

Nga fillimi i punës sime në Klinikën e Onkologjisë u bë futja e imun terapisë në përdorim te pacientët që kanë nevojë për të, u shtuan 5 ilaçeve të reja dhe veçanërisht ilaçi për trajtimin shumë modern të kancerit të gjirit Her +, me terapi të trefishtë që është standard of care ”, tregoi Kurtishi për Familjajonë.

Përkundër faktit që viti 2021 ishte vit pandemik, kur shumica e shërbimeve shëndetësore në nivel vendi u ndalën përkohësisht, në Klinikën e Onkologjisë gjatë asaj periudhe për herë të parë filloi puna me Brahiterapi.

“Gjithashtu në vitin 2021 trajtimi i pacientëve me rreze në Shërbimin e Radioterapisë u rrit në një nivel më të lartë, kjo si shkak i instalimit  të  Akceleratorit të ri me Teknikat IMRT,  filloi trajtimi i plotë i problemeve fiziatrike të pacientët me kancer, u pajis Kabineti i Ultrasonografisë së gjirit me një aparat modern dhe po ashtu u siguruan ilaqe nga SHBA për pacientët që vuajnë nga sëmundja e kancerit”, shtoi Kurtishi.

Puna në një klinikë si ajo e Onkologjisë ka edhe sfidat e veta, si sfidë e vetme për dr. Kurtishin dhe stafin e kësaj klinike ishte ofrimi i shërbimeve shëndetësore për pacientët me kancer gjatë fillimit të pandemisë.

“Sfida më  e madhe  ishte ofrimi i shërbimeve shëndetësore gjatë pandemisë kjo sepse dihet qe pacientet me kancer kan qen te kategorizuar ne grupin e 4 për përfundim fatal nëse infektohen me Covid. Por, për fat të mirë asnjë nga pacientet me kancer qe kanë qenë ne mjekim specifik onkologjik nuk ka përfunduar keq”, tregoi Onkologu.

Ndërkaq, motivin për ta vazhduar punën si Onkolog dhe drejtor i Klinikës së Onkologjisë, ai e gjen atëherë kur shërbimet që kjo klinik ofron lehtësojnë sa do pak gjendjen e pacientëve të sëmurë me kancer.

Si shkak i punës së palodhshme bashkë me stafin e infermierëve, sot mjekim i sëmundjeve malinje ne Kosovë bëhet në mënyrë të avancuar me të gjitha protokollet e trajtimit të sëmundjeve malinje, sikur në çdo vend të rajonit dhe më gjerë”, shtoi Kurtishi.

Kujtojmë se Klinika e Onkologjisë është një ndër klinikat më të mira në QKUK dhe 2 herë është shpallur si Klinika më e mirë në gjithë Kosovën./Familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë