Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Pensionohet Dr. Nijazi Heta specialist i Kirurgjisë Maksilofaciale në QKUK

Sot ishte dita e fundit e punës për Dr. Nijazi Heta, specialist i Kirurgjisë Maksilofaciale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i cili doli në pension pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shërbim të pacientëve.

Kështu ka bërë të ditur SHSKUK-ja ku me këtë rast, Dr. Heta u prit në një takim nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit Shëndetësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Ardian Shefkiu.

Në emër të drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Elvir Azizi, Dr. Hetës iu dorëzua një mirënjohje për kontributin e tij shumëvjeçar, profesionalizmin dhe përkushtimin në avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe zhvillimin e Klinikës së Kirurgjisë Maksillofaciale

Youtube

Arkiva

Kategoritë