Mër, Mar 11, 2026
Banner Top
Banner Top
Pas reshjeve të shiut, IKSHPK rekomandon kujdes për ujin e bunarëve dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme për grupet më të ndjeshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë një njoftim lidhur me reshjet e shumta të shiut, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Më poshtë janë rekomandimet që IKSHPK-ja ka dhënë për qytetarët:

• Aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit. Megjithatë, qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

• Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut.

• Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Youtube

Arkiva

Kategoritë