Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Nxënësit e shkëlqyer, Nil Rama dhe Lir Kastrati nga Shkolla Finlandeze – Shembull frymëzimi në fushatën kundër bullizmit

Dy nxënës të Shkollës Finlandeze, Nil Rama dhe Lir Kastrati, kanë arritur një sukses të veçantë, duke bërë krenarë familjet dhe shkollën me arritjet e tyre.

Pas pjesëmarrjes në një trajnim ndërgjegjësues kundër bullizmit, organizuar nga OJQ “People First”, ata shkruan ese të fuqishme me temën “Thuaj Jo Bullizmit”.

Punimet e tyre u vlerësuan si ndër më të mirat dhe u shpërblyen në kuadër të projektit “Dija Jote për Shëndetin Është Mbrojtja Jote”.

Ky sukses jo vetëm i nderon ata, por edhe nxit frymën e aktivizmit dhe empatisë në mesin e nxënësve të Shkollës Finlandeze.

Falënderime të veçanta për Nilin dhe Lirin, që me zërin dhe guximin e tyre po kontribuojnë në luftën kundër bullizmit dhe po inspirojnë bashkëmoshatarët e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë